Aktualitet Lajme Teknologji

Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Rregullatorët e teknologjisë në Bashkimin Europian kanë gjobitur platformën e njohur kineze të shitjeve online, Temu, me 200 milionë euro, shkruan A2 CNN. Sipas zyrtarëve europianë, ky vendim vjen pasi kompania nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar shitjen e produkteve të paligjshme në platformën e saj.

Ky është rezultati i fazës së parë të një hetimi të gjerë që ka zgjatur thuajse dy vjet, i kryer sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA). Ky ligj i rreptë i BE-së kërkon që kompanitë e mëdha teknologjike të marrin masa konkrete për të luftuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme.

Komisioni Europian nisi hetimet pas ankesave të organizatës pan-europiane të konsumatorëve BEUC dhe 17 anëtarëve të saj kombëtarë. Sipas Komisionit, Temu dështoi të identifikonte dhe vlerësonte rreziqet sistematike që produktet e paligjshme u kanosin konsumatorëve në BE. Gjithashtu, platforma u kritikua se sistemet e saj të rekomandimit të produkteve dhe reklamat përmes influencuesve po rrisnin rrezikun e shitjes së këtyre mallrave.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur