Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të hënë që të japë “OK” për emërimin e Skënder Hitës si drejtues i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai ka qenë mes 14 kandidatëve që kishin shprehur interes për të pasur Ilir Prodën dhe si rrjedhojë e rezultateve të larta, është propozuar për Kryepolic.
Skënder Hita është bërë pjesë e Policisë së Shtetit pak pas të 20-tave dhe prej dy dekadash e gjysmë vazhdon karrierën me integritet dhe profesionalizëm të lartë.
Deri në moshën 16 vjeçare ai ka jetuar në Përmet, por origjina e familjes së tij është Tepelena dhe jo qyteti i luleve. Sot, ai është 46 vjeç dhe ka arritur të ngjisë me meritë të gjitha shkallët e karrierës në Policinë e Shtetit, deri këtë të hënë kur mori besimin për të qenë Kryepolici i Shqipërisë.

