Aktualitet Lajme Lifestyle Show Biz

Xhensila dhe Besi bëhen bashkë për Festën e Abetares së Ajkës, nuk mungojnë as urimet emocionuese

Ajka, vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, ka festuar ditën e djeshme Festën e Abetares.

Në këtë moment të veçantë nuk munguan as urimet emocionuese të dy prindërve në rrjetet sociale. Edhe pse tashmë të ndarë, Xhensila dhe Besi ishin pranë vajzës së tyre në këtë ditë të rëndësishme.

Xhensila postoi në Instagram një video dhe urimin e saj emocionues, ku u shpreh se nuk ishte ndier kurrë më krenare për të bijën sesa në atë moment të bukur.

Ndërkohë, edhe Besi i dedikoi Ajkës disa fjalë të ngrohta, duke e cilësuar si “lulja e bukur e gjakut tim”. Ai u shpreh krenar për të dhe theksoi se do të jetë gjithmonë pranë saj.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur