Aktualitet Lajme Lifestyle Shëndeti Uncategorized

Shpërthen tjetër virus, mbi 1,700 persona të izoluar në një anije turistike në Bordeaux! Vdes një person

Autoritetet franceze këtë të mërkurë kanë izoluan 1,700 pasagjerë dhe ekuipazh në një anije turistike të ankoruar në Bordeaux, pasi një pasagjer vdiq dhe rreth 50 të tjerë u sëmurën me sëmundje të dyshuar gastrointestinale (GII), të njohur ndryshe si norovirus.

Anija kishte në bord 1,187 pasagjerë shumica e të cilëve janë shtetas britanikë dhe irlandezë, dhe 514 anëtarë të ekuipazhit, mbërriti në qytetin francez të martën, ku hipën zyrtarët francezë të shëndetësisë.

“Që nga ora 11:00 e mëngjesit sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar, më 13 maj 2026, ka dyzet e tetë raste aktive të GII në bordin e Ambition dhe një rast në ekuipazh”, tha anija turistike për Global Neës në një deklaratë.

Sipas The Guardian, shkaku i vdekjes se pasagjerit 90-vjeçar ende nuk është konfirmuar dhe pritet raporti i mjekut ligjor.

Kompania bëri të ditur se rritja e rasteve duket se nisi më 9 maj, pas nisjes së anijes nga Liverpooli, në veriperëndim të Anglisë. Anija ishte larguar nga Belfasti një ditë më parë, në kuadër të një udhëtimi turistik 14-ditor.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur