Policia e Kosovës kanë arrestuar tre persona pas një grabitje të raportuar ditën e djeshme në Gjakovë, ku mësohet se një i mitur është sulmuar she i është marrë një shumë e konsiderueshme parash.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:50 ku një i mitur pas një përleshje fizike u sulmua me thikë nga tre persona.
Aktualisht i mituri ndodhet në spital për trajtimin mjekësor ndërsa mediat bëjnë me dije së ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë ka arritur më 2 qershor të arrestojë tre të dyshuarit, dy të mitur dhe një të rritur.

