Aktualitet Lajme Politike

Rama u dakordësua për t’u ulur në tavolinë me qytetarët për Zvërnecin, DETAJE: 13 veta pritet të përballen me kreun e qeverisë

Pas dakordësimit të kryeministrit Edi Rama për të biseduar me qytetarët në lidhje me çështjen e Zvërnecit, gazetari Roland Qafoku bën me dije se është ngritur një bord i përbërë nga 13 veta të cilët po diskutojnë nëse duhet të ulen apo jo në dialog me kreun e qeverisë shqiptare.

Deri më tani, Qafoku zbuloi dy emra, Andi Tepelena dhe Artan Manushqja, aktivistë të shoqërisë civile, për të cilët thotë se i janë bashkuar kauzave dhe protestave të organizuara nga qytetarët.

“Një detaj që unë kam mësuar është që është ngritur një bord, diku te 13 veta, që po diskutojnë nëse duhet të diskutojnë me z.Rama. Nuk është vendosur. Një emër është në mos gaboj Andi Tepelena, Artan Manushqja, kryesisht emra jo politik, aktivistë të shoqërisë civile, mbështetës të disa kauzave. Ajo që s’më pëlqeu është që në protestë ishin futur edhe politikanë sot.

Dëmtohet kauza, na lodhën politikanët. Po shkuan politikanë atje u shkatërrua. Deri dje thoshin t’i shtrojmë me tapet të kuq Trump-it, tani janë pro projektit. Jemi që çke me të për projekte gjigante, kështu zhvillohet edhe turizmi, por kur mungon transparenca…!”, tha Qafoku.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur