Aktualitet Politike Shqipëria

Protestuesit ulen këmbëkryq në mes të Tiranës, pezullohet qarkullimi i makinave, PARALAJMËROHET mosbindje civile në të gjithë Shqipërinë

Pas mbylljes së protestës së sotme para Kryeministrisë, qytetarët kanë zaptuar një nga rrugët më kryesore të Tiranës duke shkaktuar kështu pezullimin e qarkullimit të makinave nëpër qytet.

Në videon e siguruar nga burimet, qytetarët shikohen të ulur në mes të rrugës këmbëkryq, ndërkohë që dhjetëra makinat nga dy anët e rrugës prej disa minutash janë në pritje për të lëvizur.

“Në Tiranë filloi mosbindja civile, së shpejti në Vlorë dhe kudo nëpër Shqipëri”shkruhet në postimin e bërë nga aktivisti Andi Tepelena, i cili publikoi pamjet e momentit në Facebook-un e tij.

Ndërkohë, pak minuta më parë newsbomb.al raportoi se aktivisti Andi Tepelena është në mesin e dhjetëra qytetarëve që pritet të përgatiten për bisedime me kryeministrin Rama në lidhje me çështjen e Zvërnecit.

You may also like

Shqipëria Sport

Vetëm 11 minuta në 14 ndeshje te Lazio, Elseid Hysaj merr vendimin për të ardhmen

Situata e Elseid Hysajt te Lazio duket se ka arritur në një pikë pa kthim, me mbrojtësin shqiptar që po
Shqipëria Sport

Zyrtare: Antonio Delaj huazohet te Skënderbeu deri në fund të sezonit

Antonio Delaj është zyrtarisht lojtar i KF Skënderbeu. Sulmuesi 22-vjeçar do të veshë fanellën bardhekuqe në formë huazimi deri në