Moderatorja shqiptare Franceska Rustem është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale pas publikimit të disa fotove provokuese nga vaska.
Në imazhet e ndara me ndjekësit, ajo shfaqet në një atmosferë intime, duke theksuar linjat trupore dhe duke luajtur me imagjinatën e fansave. Postimi ka marrë menjëherë vëmendje, duke u shoqëruar me komente dhe reagime të shumta.

Ndjekësit nuk kanë kursyer komplimentet për dukjen e saj, ndërsa fotot janë shpërndarë gjerësisht, duke u kthyer në një nga postimet më të komentuara të momentit në rrjet.

Nuk është hera e parë që Franceska Rustem bëhet pjesë e mediave rozë, pasi shpesh tërheq vëmendjen me paraqitje të guximshme dhe prezencë aktive në rrjetet sociale.




