Show Biz

Yll Limani paralajmëron një vit 2026 plot koncerte ndërkombëtare

Vetëm dy javë pasi surprizoi publikun me vendimin për t’u tërhequr nga performancat në klubet e natës, Yll Limani duket se ka zbuluar planet e tij për të ardhmen në një mënyrë kreative dhe intriguese.

Artisti publikoi një grafikë me 14 yje të shpërndarë në një hartë që ngjan qartë me hartën e Europës, duke ngjallur spekulime se viti 2026 do ta gjejë atë në salla të mirëfillta koncertale, larg zhurmës së zakonshme të diskotekave, dhe në një dimension të ri artistik.

Reagimi i Yllit ndaj një pyetjeje të drejtpërdrejtë nga një fans, nëse bëhet fjalë për një “international tour”, ishte tipik për stilin e tij ironik: “qysh breeeeeeee”.

Kjo përgjigje interpretohet si një konfirmim i heshtur se destinacionet tashmë janë vendosur dhe fansat mund të presin një eksperiencë krejt të re live, larg klubeve të zakonshme.

Me këtë nismë, Yll Limani duket se po përgatit një kapitull të ri në karrierën e tij, duke e çuar muzikën në një dimension më serioz dhe ndërkombëtar, dhe duke krijuar pritshmëri të madhe për fansat e tij në mbarë Evropën.

You may also like

Show Biz

Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi
Show Biz

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia”

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia” Pas një serie suksesh në skenën muzikore, Lionora Jakupi vjen me