Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Albian Hajdari vendos asistimin e mrekullueshëm ndaj Koln

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka lënë gjurmë në ndeshjen e Hoffenheimit ndaj 1. FC Köln, duke dhuruar një asistim të bukur që ndihmoi skuadrën të barazonte rezultatin.

Hoffenheim ishte në disavantazh pas një goli të hershëm të Ache, por mysafirët arritën të kthehen në lojë. Në minutën e 45-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Hajdari shënoi pas një pasimi të shkëlqyer për Ozan Kabak, i cili finalizoi për mrekulli dhe barazoi rezultatin për ekipin e tij.

Ky asistim tregon vizionin dhe ndikimin e qendërmbrojtësit kosovar në repartin ofensiv, duke dëshmuar se ai nuk është vetëm një mbrojtës i fortë, por edhe një lojtar vendimtar në momentet kyçe të ndeshjes.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse Hoffenheim do të arrijë të marrë avantazhin dhe të vazhdojë me objektivin e sezonit, sigurimin e vendit në Ligën e Kampionëve.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së