Federata e Hendbollit e Kosovës ka nisur implementimin e projektit “Master Plan”, të fituar nga Federata Evropiane e Hendbollit, me synim zgjerimin e bazës së lojtarëve të rinj.
Projekti ka filluar në Mitrovicë, ku në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor është organizuar liga e hendbollit për shkollat e qytetit. Aktualisht janë të përfshirë 160 fëmijë nga tetë shkolla, me ndeshje javore për djem dhe vajza.

“Master Plan” pritet të zgjerohet së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës, duke vazhduar fokusin në zhvillimin e gjeneratave të reja.

