Futboll Ndërkombëtare Sport

Al-Nassr konfirmon lëndimin e Ronaldos, nis menjëherë rehabilitimin

Klubi saudit Al-Nassr FC ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me gjendjen e Cristiano Ronaldo, pas shqetësimeve të krijuara në fitoren 3-1 ndaj Al Fayha FC në kuadër të Saudi Pro League.

Sulmuesi portugez u zëvendësua rreth dhjetë minuta para përfundimit të takimit, duke shfaqur shenja dhimbjeje, çka ngriti menjëherë pikëpyetje për gjendjen e tij fizike.

Tre ditë pas ndeshjes, klubi konfirmoi diagnozën përmes një postimi në rrjetin social “X”, duke bërë të ditur se Ronaldo ka pësuar një dëmtim në muskulin e pasmë të kofshës.

“Cristiano Ronaldo ka diagnostikuar një dëmtim të muskulit të pasmë të kofshës pas ndeshjes së fundit kundër Al Fayha. Ai ka filluar një program rehabilitimi dhe do të vlerësohet ditë pas dite,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

 

Edhe pse nuk është specifikuar shkalla e dëmtimit, stafi mjekësor i Al-Nassr do të monitorojë nga afër rikuperimin e 39-vjeçarit për të përcaktuar kohën e rikthimit në fushë.

Me kalendarin e ngjeshur të sezonit dhe me vëmendjen që tashmë po zhvendoset drejt FIFA World Cup 2026, çdo problem fizik i Ronaldos mbetet në fokus jo vetëm për klubin saudit, por edhe për kombëtaren e Portugalisë, e cila shpreson ta ketë liderin e saj në formën optimale.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së