“Saga” rreth Ernest Muçi ka marrë fund, teksa sulmuesi do të jetë pjesë e Shqipëria për ndeshjet e muajit mars.
Konfirmimi ka ardhur nga Trabzonspor, që ka bërë të ditur se 23-vjeçari është ftuar nga përzgjedhësi Sylvinho, duke i dhënë fund spekulimeve për mungesën e tij.

Lista e plotë e Kombëtares pritet të publikohet së shpejti, ndërsa rikthimi i Muçit konsiderohet një lajm pozitiv për kuqezinjtë, sidomos duke parë formën e mirë që ish-lojtari i Tiranës po kalon së fundmi.
Shqipëria do të përballet më 26 mars në Varshavë me Poloninë, në një duel vendimtar të play-off-it për Kupa e Botës 2026. Në rast kualifikimi, kuqezinjtë do të ndeshen me fituesin e përballjes mes Suedinë dhe Ukrahinën , në rrugëtimin drejt një bilete historike për në Botëror.

