Futboll Sport

Muriqi drejt rikthimit te Fenerbahçe, marrëveshje pranë finalizimit

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi do të rikthehet në Turqi, pasi Fenerbahçe ka arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin për transferimin e tij nga Mallorca.

Sipas raportimeve nga mediat turke, rikthimi i “Piratit” në Stamboll është marrëveshje e kryer, me klubin që e sheh Muriqin si përforcim kyç për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi kosovar po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në La Liga, ku ka realizuar 21 gola dhe është ndër më të mirët në garën e golashënuesve.

Mallorca raportohet se kërkon rreth 10 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa finalizimi i negocimit do të përfundojë së shpejti.

Rikthimi i Muriqit te Fenerbahçe do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e tij dhe një rikthim i shumëpritur nga tifozët turq.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së