Manchester City ka siguruar një vend në finalen e FA Cup pas një përmbysjeje dramatike ndaj Southamptonit, duke triumfuar me rezultat 2:1 në gjysmëfinale.
Southamptoni kaloi i pari në epërsi në minutën e 79-të me Azaz dhe dukej pranë një surprize të madhe ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.
Megjithatë, City reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 83-të me Doku, para se heroi i mbrëmjes Niko Gonzalez të shënonte golin e fitores në minutën e 87-të, duke kompletuar përmbysjen dramatike.
Me këtë fitore, skuadra e Guardiolës siguron finalen e madhe të FA Cup, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Chelseat dhe Leeds United, ndërsa Southamptoni i jep fund aventurës në këtë edicion dhe tash fokusohet te rikthimi në Premier League.

