Futboll Sport

Interi drejt titullit: vetëm 90 minuta larg historisë

Inter Milan është shumë pranë shpalljes kampion i Italisë për herë të 21-të në histori, teksa diferenca në krye të Serie A është komode dhe titulli duket çështje kohe.

Me katër javë nga fundi, zikaltërit kryesojnë me një epërsi të konsiderueshme ndaj rivalëve si Napoli dhe AC Milan, duke e bërë pothuajse të sigurt kurorëzimin.

Java e 35-të mund të jetë vendimtare. Interi pret në “San Siro” Parma, ndërsa Napoli përballet me Comon dhe Milani udhëton te Sassuolo. Një fitore ndaj Parmës do ta shpallte matematikisht kampion Interin, pa u varur nga rezultatet e tjera.

Megjithatë, ekzistojnë edhe skenarë të tjerë: zikaltërit mund të shpallen kampionë edhe pa zbritur në fushë, nëse Napoli dhe Milani nuk arrijnë rezultate pozitive në ndeshjet e tyre.

Pas barazimit të fundit në Torino, skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu ka nevojë për vetëm tre pikë për të mbyllur çdo diskutim për titullin.

Në kampin zikaltër shpresohet që festa të zhvillohet në “San Siro”, përpara tifozëve, duke rikthyer një moment historik që nuk ndodh prej sezonit 1988/89.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë nisur edhe planifikimin për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, është parashikuar një bonus prej rreth 6 milionë eurosh për skuadrën dhe stafin në rast fitimi të titullit.

Paralelisht, merkatoja e verës ka hyrë në fokus, me disa emra si Manu Koné, Musa Diaby dhe Curtis Jones që përmenden si objektiva të mundshëm, ndonëse pa konfirmime zyrtare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së