Futboll Sport

Albin Krasniqi rikthehet te Prishtina

Albin Krasniqi është rikthyer te Prishtina dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të këtij sezoni, në formë huazimi nga klubi ukrainas Kolos Kovalivka.

Futbollisti 24-vjeçar kishte qenë një nga emrat kryesorë të bardhekaltërve gjatë periudhës së tij të parë, ku regjistroi 60 ndeshje zyrtare, me 10 gola dhe 10 asistime. Rikthimi i tij pritet të sjellë forcë shtesë në fazën ofensive, falë njohjes së ambientit dhe përvojës me klubin.

Momenti kulmor i Krasniqit me Prishtinën mbetet goli vendimtar në finalen e Kupës së Kosovës, që i siguroi trofeun klubit.

Pas rikthimit, Krasniqi u shpreh i lumtur që do të mbajë sërish fanellën bardhekaltër dhe theksoi se do të japë maksimumin për të ndihmuar ekipin drejt objektivave të sezonit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së