Një nga përballjet më të mëdha të sezonit në Premier League zhvillohet sot në Londër, ku lideri aktual Arsenal FC pret rivalin e përbetuar Chelsea FC.
Takimi do të luhet në stadiumin Emirates Stadium, me fillim nga ora 17:30, dhe pritet të ketë ndikim të madh si në garën për titull, ashtu edhe në objektivat sezonale të dy skuadrave.
Arsenali hyn në këtë sfidë si kryesues i tabelës dhe me synimin për të ruajtur ritmin në krye, ndërsa Chelsea kërkon rezultat pozitiv për të forcuar pozitën në renditje dhe për të dëshmuar forcën në një nga derbitë më të zjarrtë të futbollit anglez.
Sa i përket historikut të përballjeve direkte, Arsenali kryeson me 86 fitore, kundrejt 66 të Chelseat, ndërsa 62 ndeshje janë mbyllur në barazim. Statistikat flasin për një rivalitet të gjatë dhe të balancuar, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.

