Futboll Ndërkombëtare Sport

Barcelona i ofron kontratë të re Lewandowskit, vendimi mbetet në dorën e sulmuesit

Barcelona ka bërë një hap konkret për të ardhmen e Robert Lewandowski, duke i ofruar një kontratë të re për të vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi 37-vjeçar ndodhet në vitin e fundit të kontratës aktuale dhe e ardhmja e tij në “Camp Nou” mbetet ende e paqartë. Sipas raportimeve të Sport, klubi katalanas i ka propozuar një marrëveshje të re që përfshin ulje page rreth 50%, por të shoqëruar me bonuse të ndryshme që mund të rrisin ndjeshëm përfitimet finale.

Gjatë këtij sezoni, Lewandowski ka humbur shpesh vendin në formacionin startues ndaj Ferran Torres, megjithatë në javët e fundit trajneri Hansi Flick i ka dhënë më shumë hapësira për ta rikthyer në formën optimale.

Pavarësisht ofertës për rinovim, Barcelona vazhdon të ketë në plan afrimin e një sulmuesi të ri gjatë verës, çka mund të ndikojë në rolin e Lewandowskit në skuadër. Në këtë kontekst, klubi mund të lejojë largimin e Ferran Torres nëse polaku vendos të qëndrojë, pasi drejtuesit nuk e shohin të mundur bashkëjetesën e tre sulmuesve tipikë “numër 9”.

Nga ana tjetër, Lewandowski kërkon garanci për një rol të rëndësishëm në ekip përpara se të marrë vendimin përfundimtar, sidomos nëse Barcelona transferon një emër të madh në repartin ofensiv.

Sipas të njëjtit burim, gazetari polak Janusz Michalik ka bërë të ditur se trajneri i Chicago Fire, Gregg Berhalter, beson se Lewandowski do të vazhdojë te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm.

Përveç interesimit nga klubi amerikan, sulmuesi ka oferta edhe nga Juventus dhe Milan, ndërsa në garë janë edhe disa klube nga Arabia Saudite. Megjithatë, pavarësisht interesimit të madh, vendimi final për të ardhmen e tij mbetet në duart e vetë Robert Lewandowski.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së