Futboll Ndërkombëtare Sport

Bayern Munich dominon sërish Atalanta dhe kalon me autoritet në çerekfinale

Bayern Munich ka konfirmuar epërsinë ndaj Atalanta edhe në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Liga e Kampionëve, duke siguruar kualifikimin me një tjetër fitore bindëse.

Pas triumfit të thellë 6-1 në ndeshjen e parë, skuadra bavareze fitoi 4-1 në “Allianz Arena”, duke mbyllur përfundimisht çështjen e kualifikimit pa asnjë vështirësi.

Në këtë përballje, protagonist ishte Harry Kane me dy gola, ndërsa në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Leroy Sané dhe Luis Díaz.

Për skuadrën italiane, golin e vetëm e shënoi Lazar Samardžić. Me këtë paraqitje dominuese në të dyja ndeshjet, Bayern dërgon një mesazh të qartë për rivalët në këtë edicion të Championsit.

Në fazën çerekfinale, gjiganti gjerman do të përballet me Real Madrid, që vjen pas eliminimit të Manchester City, në një përballje që pritet të jetë ndër më të mëdhatë e këtij raundi.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së