Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Shqipëria Sport

Etrit Berisha rrezikon largimin nga Hacken: “Kam marrë ilaçe çdo ditë gjatë sezonit të kaluar”

Portieri i njohur shqiptar, Etrit Berisha, po konsideron largimin nga skuadra suedeze Hacken, pavarësisht se është protagonist absolut në ekip. 36-vjeçari ka rrëfyer për herë të parë disa probleme shëndetësore që e kanë shqetësuar gjatë sezonit të kaluar.

“Kur stërvitemi në bar natyral është më mirë, por në bar artificial përkeqësohet menjëherë. Kam marrë tableta çdo ditë në sezonin kaluar, kur kishim shumë ndeshje dhe unë nuk dëgjova trupin tim”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij: “Kontrolle? Nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj. Do të flas me doktorin dhe shpresoj që më pas të marr një vendim. Largim nga Hacken nëse më thotë mjeku? Po, mund të ndodhë.”

Kjo deklaratë tregon se ish-portieri i Kombëtares shqiptare po vlerëson seriozisht shëndetin e tij dhe mund të ketë ndryshime të mëdha në karrierën e tij në të ardhmen e afërt.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së