Sport Vendi

Evropiani i xhudos: Sot në garë Fazliu, Gjakova dhe Cena

Kosova vazhdon sot garën në Kampionatin Evropian të xhudos, me tri emra të rëndësishëm që synojnë medalje të reja për vendin.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë do të garojë Laura Fazliu, ndërsa në kategorinë deri në 73 kilogramë do të paraqiten Akil Gjakova dhe Dardan Cena.

Garat për xhudistët kosovarë pritet të nisin me Dardan Cenën, i cili do të jetë i pari që do të zbresë në tatami, për t’u pasuar më pas nga Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Kjo ditë vjen pas një fillimi të shkëlqyer për Kosovën, pasi Distria Krasniqi arriti të fitojë medaljen e artë në ditën e parë të garave, duke konfirmuar edhe një herë nivelin e lartë të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së