Skuadra ku aktivizohen Alban Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani ka arritur një fitore të rëndësishme në Bundesligë, duke i dhënë fund një serie negative rezultatesh.
Në kuadër të xhiros së 30-të, Hoffenheimi mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 2:1, në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit.
Tre futbollistët kosovarë u paraqitën gjatë gjithë ndeshjes, duke dhënë kontribut në një fitore me peshë për ekipin e tyre.
Protagonisti kryesor i takimit ishte Andrej Kramaric, i cili realizoi të dy golat për vendasit nga pika e bardhë. Golin e fitores e shënoi në minutat shtesë, duke vulosur triumfin ndaj Dortmundit. Ndërkohë, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Serhou Guirassy.
Kjo ishte fitorja e parë e Hoffenheimit në Bundesligë që nga 7 marsi, një sukses që e rikthen ekipin në garë për pozitat e larta.
Pas kësaj fitoreje, Hoffenheimi ngjitet në vendin e pestë me 52 pikë, dy më shumë se Leverkuseni që renditet i gjashti.
Në anën tjetër, Dortmundi mbetet në vendin e dytë me 64 pikë, ndërsa gara për titull vazhdon të mbetet e hapur në javët e fundit të sezonit.

