Futboll Sport

Igli Tare e pësoi te Milani pasi ndërhyri për të ndalur sherrin Allegri–Ibrahimovic

Situata brenda Milanit po behet gjithnje e me tensionuar, ndersa mediat italiane raportojne per nje perplasje serioze mes Massimiliano Allegrit dhe Zlatan Ibrahimovicit.

Sipas gazetares Monica Colombo te “Corriere della Sera”, raporti mes trajnerit italian dhe ish-sulmuesit suedez eshte perkeqesuar prej kohesh, deri ne piken e nje konflikti fizik gjate nje takimi ne restorant.

Ne takim kane qene te pranishem edhe Giorgio Furlani dhe Igli Tare, me kete te fundit qe, sipas raportimeve, eshte detyruar te nderhyje per te ndare situaten mes Allegrit dhe Ibrahimovicit.

“Tare eshte detyruar te ndaje perplasjen fizike mes trajnerit dhe suedezit”, ka deklaruar Colombo.

Raportohet se Zlatan Ibrahimovic mungon prej afro tre muajsh ne ambientet e skuadres dhe ende nuk ka pasur nje sqarim direkt me Allegrin.

Mosmarreveshjet mes tyre lidhen me ceshtje sportive, kontaktet e Ibrahimovicit me Antonio Cassanon, si dhe keshillat taktike qe suedezi u ka dhene disa lojtareve, ne kundershtim me udhezimet e trajnerit.

Klima ne klubin kuqezi duket larg qetesise, ndersa raportet mes figurave kryesore te Milanit vazhdojne te jene ne qender te vemendjes ne Itali.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së