Të mërkurën luhen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, ku Bashkimi, Sigal Prishtina, Trepça dhe Bora do të synojnë finalen e madhe. Bashkimi dhe Sigal Prishtina përballen në çiftin e parë gjysmëfinal, pasi eliminuan respektivisht GO+ Pejën dhe Vëllaznimin në çerekfinale. Në gjysmëfinalen tjetër, Trepça mbajtëse aktuale e trofeut ndeshet me Borën. Mitrovicasit siguruan këtë fazë pas fitores ndaj Golden Eagle Yllit, ndërsa Bora kaloi tutje duke mposhtur Rahovecin 029. Gjysmëfinalet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe dy fituesit do të sigurojnë kualifikimin në finale
Katër skuadra, dy bileta finale

