Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Luksemburgut në muajin qershor, në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.
Takimi është paraparë të luhet më 6 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me fillim nga ora 20:00.
Kjo përballje do t’i shërbejë përzgjedhësit për të testuar formën e skuadrës dhe për të vlerësuar opsionet në dispozicion, në prag të ndeshjeve të rëndësishme që e presin ekipin.
Ndërkohë, nga Federata Shqiptare e Futbollit bëhet e ditur se pritet të konfirmohet edhe një tjetër ndeshje miqësore, e cila do t’u japë mundësi tifozëve shqiptarë të shohin sërish në aksion Kombëtaren.

