Ernest Muçi po kalon sezonin më të mirë të karrierës në Turqi, duke u kthyer në një nga lojtarët kyç të Trabzonspor. I huazuar nga Beşiktaş JK me opsion blerjeje, mesfushori shqiptar ka rigjetur formën dhe po bën diferencën në fushë.
Ai është shpallur lojtari i muajit nga “HT Spor”, ndërsa numëron 13 gola dhe 4 asistime në të gjitha kompeticionet – rekordi i tij personal në një sezon. Me këtë shifër, Muçi barazoi arritjen e Anastasios Bakasetas (2022-23), duke hyrë mes mesfushorëve më produktivë të klubit në vitet e fundit.
Në kampionat ka realizuar 10 gola dhe 3 në Kupë, duke konfirmuar rolin e tij vendimtar në suksesin e Trabzonsporit.

