Futboll Kombëtarja Shqipëria Sport

Muçi rikthehet te Shqipëria, Sylvinho merr vendimin përfundimtar para sfidave të marsit

“Saga” rreth Ernest Muçi ka marrë fund, teksa sulmuesi do të jetë pjesë e Shqipëria për ndeshjet e muajit mars.

Konfirmimi ka ardhur nga Trabzonspor, që ka bërë të ditur se 23-vjeçari është ftuar nga përzgjedhësi Sylvinho, duke i dhënë fund spekulimeve për mungesën e tij.

Lista e plotë e Kombëtares pritet të publikohet së shpejti, ndërsa rikthimi i Muçit konsiderohet një lajm pozitiv për kuqezinjtë, sidomos duke parë formën e mirë që ish-lojtari i Tiranës  po kalon së fundmi.

Shqipëria do të përballet më 26 mars në Varshavë me Poloninë, në një duel vendimtar të play-off-it për Kupa e Botës 2026. Në rast kualifikimi, kuqezinjtë do të ndeshen me fituesin e përballjes mes Suedinë  dhe Ukrahinën , në rrugëtimin drejt një bilete historike për në Botëror.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së