Kombëtarja e Kosova është vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës për kualifikim në Kupa e Botës FIFA 2026, pas një fitoreje dramatike ndaj Sllovakia në Bratisllava me rezultat 3-4.
Triumfi i “Dardanëve” ka ngjallur emocione të mëdha, ndërsa një nga figurat kryesore të skuadrës, Vedat Muriqi, ka reaguar menjëherë pas ndeshjes me një mesazh të fuqishëm për tifozët.
Sulmuesi i njohur, i quajtur ndryshe “Pirati”, ka zgjedhur fjalë motivuese për të bashkuar edhe më shumë tifozët me ekipin në këtë moment historik:

“Çfarë nate! Çfarë nderi! Çfarë arritje! Në këto ditë marsi, kur kujtojmë dëshmorët tanë, çdo fitore është krenari dhe përkujtim për ta. Hajdeni të gjithë së bashku deri në fund edhe për shtytjen e fundit e ta bëjmë këtë ëndërr realitet. Me e mira tek po na pret”
Mesazhi i Vedat Muriqi ka marrë reagime të shumta nga tifozët, duke rritur edhe më shumë entuziazmin para sfidës vendimtare që e pret Kosovën.

