Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Vendimi u mor pas protestës së opozitës ku nuk u garantua siguria e qytetarëve. Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.
Në motivacion e shkresës pët shkarkimin thuhet se gjatë tubimit “u rrezikua jeta e shtetasve të huaj” që jetojnë në kryeqytet, pasi Policia nuk mori përsipër garantimin e sigurisë në kushtet e përshkallëzimit të dhunës.
Protesta e 28 shkurtit në Tianë, e organizuar nga opozita, ishte e dyta radhazi ku Policia e Shtetit nuk mori përgjegjësinë për mbarëvajtjen e rendit, për shkak të përdorimit të molotovëve dhe akteve të dhunës.

