Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përballen sonte në një nga duelet më të mëdha të sezonit në UEFA Champions League. Ndeshja e parë gjysmëfinale zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes” në Paris, me fillim nga ora 21:00.
Dy skuadrat synojnë finalen e madhe në Budapest dhe vijnë në këtë sfidë si ndër favoritët kryesorë për trofeun evropian. Bayern ka një avantazh psikologjik ndaj francezëve, pasi i mposhti parisienët me rezultat 2-1 gjatë fazës së grupeve këtë sezon.
PSG hyn në këtë duel me skuadër të kompletuar dhe pa mungesa të rëndësishme, ndërsa bavarezët nuk do të mund të llogarisin në disa futbollistë të rëndësishëm si Serge Gnabry, Karl dhe Raphael Guerreiro, si dhe mesfushorin Bischof.
Sfida e kthimit pritet të jetë po aq vendimtare, por sonte në Paris luhet akti i parë i një përballjeje që pritet të dhurojë spektakël.

