Rolando Maran është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, duke zëvendësuar brazilianin Sylvinho Campos Junior në pankinën kuqezi. Me ardhjen e teknikut italian, ndryshime do të ketë edhe në përbërjen e ekipit teknik të Shqipërisë.
Pas largimit të Sylvinhos dhe bashkëpunëtorëve të tij, nga Kombëtarja largohet edhe asistenti Pablo Zabaleta. Në vend të tij, Maran pritet të mbështetet te njerëzit e tij më të besuar, ku emri kryesor është ai i italianit Christian Maraner.
Maraner konsiderohet si “krahu i djathtë” i Rolandos Maran, pasi ka qenë pjesë e stafit të tij në shumë skuadra italiane. Dyshja kanë bashkëpunuar te Varese, Catania, Chievo, Cagliari, Genoa, Pisa dhe së fundmi te Brescia.
Italiani njihet si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Maranit dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm në organizimin e ekipit kuqezi në ciklin e ri të Kombëtares shqiptare.

