TRAGJIKE! Shpërthen një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 21 të vdekur dhe 26 të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur provincën Hunan në Kinë, duke shkaktuar të paktën 21 viktima dhe 26 të plagosur. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, shpërthimi ndodhi paraditen e djeshme në qytetin Changsha. Menjëherë pas ngjarjes, rreth 500 ekipe shpëtimi u angazhuan në vendngjarje, ndërsa autoritetet ndërmorën evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara. […]
