Futboll Ndërkombëtare Sport

Tension te Chelsea: Enzo “kalon vijën”, klubi reagon me ndëshkim!

Situata te Chelsea FC është tensionuar pas deklaratave të mesfushorit Enzo Fernández, i cili la të kuptohet se është i hapur për një transferim te Real Madrid gjatë verës.

Argjentinasi nuk u tregua i rezervuar para pushimit ndërkombëtar, duke pranuar se e ardhmja e tij është e paqartë – një qëndrim që nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit londinez.

Si pasojë, trajneri Liam Rosenior konfirmoi se lojtari është ndëshkuar me një pezullim të brendshëm prej dy ndeshjesh.

“Fola me Enzon një orë më parë. Kemi marrë një vendim – ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme dhe as për atë ndaj Manchester City”, deklaroi Rosenior.

Ai shtoi se deklaratat e lojtarit kanë kaluar kufijtë e pranueshëm për kulturën e klubit: “Është zhgënjyese që Enzo foli në atë mënyrë. Nuk kam asgjë negative për të thënë për të, por një vijë u kalua sa i përket kulturës sonë dhe asaj që duam të ndërtojmë”.

Megjithatë, tekniku anglez theksoi se bëhet fjalë për një masë disiplinore dhe jo për një prishje përfundimtare të raporteve, duke vlerësuar kontributin dhe profesionalizmin e lojtarit.

Në anën tjetër, Real Madrid vazhdon të monitorojë situatën, pasi është në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse madrilenët do të bëjnë një ofertë konkrete, duke pasur parasysh kontratën afatgjatë të Fernándezit me Chelsean deri në vitin 2032.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së