Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Shqipëria Sport

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm në Turqi, duke u shndërruar në një nga figurat kyçe të repartit ofensiv të Trabzonspor.

Skuadra turke po shkëlqen në aspektin ofensiv, duke u renditur e dyta për nga produktiviteti i treshes sulmuese në “Top 10” ligat më të forta të Europës.

Trabzonspor ka realizuar plot 42 gola në 27 javë kampionat, një shifër që e vendos menjëherë pas gjigantëve të Bayern Munich, të cilët kryesojnë me 55 gola. Pas tyre vjen Barcelona me 37 realizime në La Liga, duke mbetur prapa ritmit të lartë të skuadrës turke.

Këto statistika konfirmojnë formën e jashtëzakonshme të repartit ofensiv të Trabzonsporit dhe ndikimin e madh që ka pasur në këtë sukses.

Në qendër të këtij shpërthimi qëndron edhe kontributi i rëndësishëm i Ernest Muçi, i cili ka realizuar 10 gola këtë sezon, pavarësisht se shpesh aktivizohet në krah. Përkrah tij shkëlqejnë edhe Paul Onuachu me 21 gola dhe Trezeguet me 11 realizime, duke formuar një treshe “vdekjeprurëse” për mbrojtjet kundërshtare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së