Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

RB Leipzig shkatërron Hoffenheimin dhe ngjitet në top 4 të Bundesligës

RB Leipzig shënoi një fitore të jashtëzakonshme ndaj Hoffenheim në shtëpi, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 dhe duke rikthyer dominimin ndaj rivalëve të tyre në Bundesligë.

Pas humbjes surprizë ndaj Stuttgartit javën e kaluar, ekipi i drejtuar nga Domenico Tedesco reagoi me forcë. Megjithëse Hoffenheimi nisi më mirë takimin, vendasit gjetën golin e parë me Brajan Grudën, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Oliver Baumann për të dërguar topin në rrjetë.

Vetëm katër minuta më vonë, Christoph Baumgartner dyfishoi epërsinë me një kokë spektakolare pas një krosi nga David Raum, ndërsa më pas ai realizoi edhe golin e tretë me një përfundim të bukur individual. Para përfundimit të pjesës së parë, Gruda shënoi edhe golin e katërt, pas një aksioni të bukur të Diomande, duke vulosur një pjesë të parë të jashtëzakonshme për Leipzig.

Në pjesën e dytë, Hoffenheim nuk arriti të reagojë, ndërsa Leipzig shënoi edhe golin e pestë me Benjamin Henrichs, duke kompletuar një fitore që i jep skuadrës momentum dhe siguri në luftën për vendet e Ligës së Kampionëve.

Me këtë triumf, Leipzig ngjitet në kuotën e 50 pikëve, duke ndarë vendin e tretë me Stuttgartin, por me një ndeshje më pak, dhe duke lënë pas Hoffenheimin, që zbret në vendin e pestë dhe humb shansin për të ruajtur vendin në Ligën e Kampionëve, duke kaluar në zonën e Ligës së Evropës.

Për Hoffenheimin, Fisnik Asllani luajti vetëm pjesën e parë dhe u vlerësua me notën 6.4 nga “Flashscore”, ndërsa Albian Hajdari u aktivizua në pjesën e dytë nga banka rezervë. Leon Avdullahu mungoi për shkak të lëndimit.

Kjo ishte takimi i fundit i dyshes kosovare me Hoffenheimin para grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjen vendimtare të “play-offit” të Botërorit ndaj Sllovakisë, që do të zhvillohet më 26 mars.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së