Arbitri holandez Rob Dieperink nuk do te jete pjese e Kupes se Botes 2026, pavaresisht se ishte planifikuar te ishte ne ekipin arbitrues te Danny Makkelie.
Sipas mediave holandeze, 38-vjecari ishte arrestuar ne Londer pas ndeshjes se Conference League mes Crystal Palace dhe Fiorentines, nen akuza per tri vepra penale, perfshire edhe dhune seksuale ndaj nje te miture.
Megjithese me vone u lirua per mungese provash dhe ceshtja u arkivua pas hetimeve, FIFA vendosi ta largoje nga lista e arbitrave per Boterorin qe do te mbahet ne SHBA, Kanada dhe Meksike.
Vendimi ka shkaktuar debat ne Holande, pasi Dieperink ka deklaruar se akuzat ndaj tij kane qene te padrejta dhe se bashkepunoi plotesisht me autoritetet.
“Me trishton fakti qe u akuzova padrejtesisht. Ceshtja u hetua ne menyre te plote dhe u mbyll, por FIFA vendosi te mos me perfshije ne Boteror”, ka deklaruar ai.

