Futboll Sport

Barcelona përgatit padi ndaj presidentit të Real Madrid, Florentino Perez

Konferenca e fundit për shtyp e presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, ka shkaktuar reagime të forta në futbollin spanjoll. Kreu i klubit madrilen deklaroi se Realit i janë mohuar padrejtësisht shtatë tituj kampionë, deklaratë që u interpretua si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj rivalëve të përjetshëm të FC Barcelona.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Barcelona po ndjek me vëmendje situatën dhe po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së hapave ligjorë ndaj Perezit. Në këtë debat është përfshirë edhe ish-futbollisti dhe trajneri Álvaro Arbeloa, i cili ka mbështetur deklaratat e presidentit madrilen.

Akuzat e Perezit kanë ngritur tensione të reja mes dy gjigantëve spanjollë, në një moment kur Barcelona sapo ka festuar titullin kampion në La Liga, ndërsa Reali po mbyll një tjetër sezon pa trofe.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së