Futboll Liga e Kampionëve Sport

Natë e zezë në Paris pas triumfit, tre viktima dhe qindra arrestime

Festimet për triumfin historik të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve u shndërruan në tragjedi, pasi tre persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u përfshinë në incidente të dhunshme në rrugët e Parisit.

Sipas autoriteteve franceze, numri i viktimave ka shkuar në tre. Një prej rasteve u regjistrua pranë lumit Sena, ku një i ri humbi jetën gjatë festimeve, ndërsa një viktimë tjetër u gjet pranë një ure të kryeqytetit francez. Viktima e tretë ishte një motoçiklist që u përfshi në një aksident fatal gjatë natës.

Përveç rasteve tragjike, festimet u shoqëruan me tensione të shumta në disa zona të Parisit. U raportuan përplasje mes tifozëve dhe policisë, si dhe dëmtime të pronave dhe bizneseve.

Bilanci i operacionit të sigurisë ishte i rëndë edhe për forcat e rendit. Autoritetet konfirmuan se 890 persona u arrestuan, ndërsa 178 efektivë policie mbetën të plagosur gjatë ndërhyrjeve për vendosjen e rendit.

Ajo që duhej të ishte nata më e madhe në historinë e PSG-së pas fitimit të trofeut më prestigjioz të futbollit europian, përfundoi duke lënë pas viktima, dhunë dhe qindra arrestime në kryeqytetin francez.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së