TIRANË- SPAK ka sekuestruar një pronë tip vilë ditën e sotme në Dhërmi. Prokuroria e Posaçme dyshon se vila është në pronësi indirekte të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas njoftimit, SPAK thekson se Balluku por e kishte fshehur vilën në emër të ish-futbollistit Igli Tare.
Në njoftimin e SPAK thuhet se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të Belinda Balluku, e cila ndodhet në resortin turistik “ëhite Rocks”, Gjilekë, Dhërmi.
Nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore, rezultojnë të dhëna për fakte penale të reja në ngarkim të Belinda Ballukut, e cila dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.
Nga hetimi rezulton se ish-zv/kryeministrja, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, që konsiston në pasuri të paluajtshme. Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, sipas SPAK, Belinda Balluku ka përdorur ish-futbollistit Igli Tare dhe vartësen e saj në Albcontrol.

