Manchester United ndodhet në fazën përfundimtare të procesit për emërimin e trajnerit të ri. Sipas burimeve pranë klubit, Michael Carrick ka lënë përshtypje pozitive gjatë takimeve me drejtuesit dhe po shihet si një nga kandidatët kryesorë për stolin e “Djajve të Kuq”.
Ndërkohë, në prapaskenë mbetet në pritje edhe Ole Gunnar Solskjær, i cili po ndjek nga afër zhvillimet dhe pret vendimin final të klubit. Zyrtarizimi i emrit të trajnerit të ri pritet të ndodhë në ditët në vijim.

