Sport

Shaqiri zbulon planet e mëdha me Rapperswil: Nuk jam këtu pa arsye

Xherdan Shaqiri ka folur hapur për përfshirjen e tij te Rapperswil, duke theksuar se angazhimi i tij në klub nuk është i rastësishëm. Ylli shqiptar ka bërë të ditur se ka plane ambicioze për të ardhmen e klubit dhe se ky hap përfaqëson një fazë të rëndësishme në rrugëtimin e tij jashtë fushës.

“Nuk jam përfshirë në Rapperswil pa arsye. Kemi plane të mëdha për klubin. Është një hap i mirë për të parë nga afër aspekte të ndryshme të drejtimit të një klubi, por gjithashtu kërkon shumë punë”, është shprehur Shaqiri.

Ai shtoi se mundohet të ndjekë nga afër çdo ndeshje në shtëpi, sa herë që ka mundësi, duke treguar përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj projektit. Shaqiri nuk e përjashtoi as mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës edhe si lojtar. “Ndoshta do të luaj për Rapperswilin edhe vetë. Kjo është qartë një mundësi”, tha ai.

Në fund, 33-vjeçari zbuloi edhe një objektiv simbolik për të ardhmen: “Klubi do të festojë 100-vjetorin në vitin 2028. Tani e dini synimin tim për të ardhmen”.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së