Drita e ka nisur vitin 2026 me trofe, duke fituar Superkupën e Kosovës pas fitores 2-1 ndaj Prishtinës në finalen e zhvilluar sot.
Skuadra e Prishtinës kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Leotrim Kryeziu, por Drita reagoi dhe arriti të përmbysë rezultatin. Fillimisht, Besnik Krasniqi barazoi shifrat, ndërsa më pas Arbër Abazaj realizoi golin vendimtar që i siguroi ekipit nga Gjilani triumfin në këtë finale.
Ndeshja u karakterizua nga intensitet dhe rivalitet sportiv, ndërsa Prishtina luajti pjesën e dytë me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Harun Kariç.
Me këtë fitore, Drita shton Superkupën e Kosovës në palmaresin e saj dhe e nis vitin 2026 me sukses, ndërsa Prishtina mbetet pa trofe në këtë përballje.

