Lazio ka arritur marrëveshje në parim për transferimin e talentit polak Adrian Przyborek, duke mbyllur akordin me klubin Pogon Szczecin.
Sipas burimeve pranë negociatave, marrëveshja mes palëve parashikon një shumë prej 4.5 milionë eurosh, të shoqëruar me bonuse shtesë, ndërsa klubi polak do të përfitojë edhe 20% të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen.
Akordi mes Lazios dhe lojtarit është tashmë i mbyllur, ndërsa aktualisht kanë mbetur vetëm detajet finale procedurale dhe vizitat mjekësore, të cilat pritet të kryhen së shpejti.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, zyrtarizimi i transferimit pritet në ditët në vijim, duke e bërë Przyborek përforcimin e radhës për klubin bardhekaltër në këtë afat kalimtar.

