Sport

I harruar nga të gjithë, ylli i Chelseat ndërpret kontratën dhe largohet nga klubi

Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Raheem Sterling nga klubi me marrëveshje të ndërsjellë, duke i dhënë fund aventurës së anësorit anglez në Stamford Bridge.

30-vjeçari nuk bënte më pjesë në planet e klubit londinez dhe tashmë është i lirë të kërkojë një skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit. Paraqitja e tij e fundit zyrtare me fanellën e Chelseat daton në maj të vitit 2024.

Në një njoftim zyrtar, Chelsea bëri të ditur se palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit, duke i hapur rrugë Sterling për të vazhduar karrierën në një ambient të ri.

“Raheem Sterling sot është larguar nga Chelsea me marrëveshje të ndërsjellë, duke i dhënë fund tre vjet e gjysmë si lojtar i klubit tonë, pasi u transferua në verën e vitit 2022 nga Manchester City. E falënderojmë Raheem për kontributin e dhënë dhe i urojmë sukses në fazën e ardhshme të karrierës së tij”, thuhet në komunikatën e klubit.

Sterling kishte rënë ndjeshëm në hierarkinë e skuadrës, pasi ishte degraduar nga trajneri Enzo Maresca, përpara largimit të italianit nga pankina e Chelseat. Ish-reprezentuesi i Anglisë u huazua te Arsenali për sezonin 2024/2025, por “Topçinjtë” paguan një penalitet për ta kthyer lojtarin para kohe në Stamford Bridge.

Megjithatë, Sterling nuk zhvilloi asnjë ndeshje këtë sezon. Sipas The Athletic, ai ka stërvitur i ndarë nga skuadra e parë gjatë gjithë sezonit, pavarësisht se përfitonte mbi 300 mijë paund në javë, në kuadër të një kontrate shumë të majme.

Situata e tij ishte komentuar hapur edhe nga Maresca, i cili ishte mjaft i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij lidhur me të ardhmen e sulmuesit, duke sinjalizuar qartë se Sterling nuk ishte më pjesë e projektit sportiv të klubit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së