Ndërkombëtare Sport

Erza Muminoviq e bronztë në Sofia

Xhudistja Erza Muminoviq e siguroi medaljen e bronztë në turneun Sofia European Open 2026, pas një paraqitjeje shumë të fortë në kategorinë e saj.

Në luftën për medaljen e bronztë, Erza triumfoi me Yuko ndaj xhudistes nga Uzbekistani, Ulbusin Khakimova, duke e mbyllur garën në podium.

Rrugëtimi i saj drejt medaljes nisi pa luftë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën ajo mposhti me Yuko francezen Anais Perrot. Në çerekfinale, Muminoviq dominoi ndaj Fotimakhon Tursunboeva nga Uzbekistani, duke fituar me Ippon. Në gjysmëfinale u ndal nga një tjetër garuese uzbeke, Laziza Haydarova, e cila fitoi me Ippon.

Me këtë sukses, Erza konfirmon formën e saj të lartë në arenën ndërkombëtare dhe vazhdon të sjellë rezultate të rëndësishme.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së