Sport

Carlos Alcaraz mposht Djokovicin ne finale te Australian Open

Carlos Alcaraz ka shkruar histori në tenis duke fituar për herë të parë Australian Open, sukses që i mundësoi kompletimin e Career Grand Slam-it dhe e bëri atë tenistin më të ri në histori që fiton të katër turnetë e mëdhenj, në moshën 22 vjeç e 272 ditë.

Në finalen spektakolare të zhvilluar në Melbourne, spanjolli mposhti Novak Djokovic me rezultat 2-6, 6-2, 6-3, 7-5, duke triumfuar në katër sete, pavarësisht se serbi e fitoi setin e parë.

Djokovic, i cili synonte të fitonte Grand Slam-in e 25-të në karrierë për të thyer rekordin absolut të historisë dhe për të kaluar Margaret Court, nuk arriti ta ndalë Alcarazin, ashtu siç ndodhi edhe në finalet e Wimbledonit në vitet 2023 dhe 2024.

Ky ishte titulli i shtatë Grand Slam-it për Alcarazin, duke e barazuar atë me legjenda si Mats Wilander dhe John McEnroe.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së