RSC Anderlecht ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Besnik Hasi dhe e falënderoi për angazhimin dhe përkushtimin ndaj klubit. Trajneri shqiptar ishte rikthyer te skuadra belge në mars 2025, ku rifilloi detyrën e tij si trajner, ndërsa më parë, gjatë periudhës 2014-2016, kishte fituar titullin dhe kupën me Anderlecht.
Hasi ka qenë gjithashtu lojtar i klubit, me 147 paraqitje, ndërsa 54-vjeçari nga Gjakova ka drejtuar edhe ekipe të tjera si Olympiacos, Legia Varshavë, Al-Raed, Al-Ahli dhe Mechelen.
Pas largimit të tij, Edward Still merr përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, derisa klubi të emëroj trajnerin e ri.

