Kombëtarja e Danimarkës është shpallur kampione e Evropës në hendboll pas 14 vitesh, që nga triumfi i fundit në vitin 2012. Në finalen e zhvilluar në Herning, danezët mposhtën Gjermaninë me rezultat 34:27, duke fituar titullin evropian për herë të tretë në histori. Simon Pytlick u dallua me 8 gola, ndërsa Johan Hansen dhe Mathias Gidsel shënuan nga 7. Danimarka mbetet një nga kombëtaret më të suksesshme në historinë e këtij sporti.
Danimarka, kampione e Evropës në hendboll

