RB Leipzig ka njoftuar huazimin e mesfushorit 21-vjeçar Brajan Gruda nga Brighton & Hove Albion deri në fund të sezonit, me shpresën që ai të gjejë më shumë minutazh dhe ritëm loje në Bundesligë.
Gruda, i lindur në Speyer, Gjermani, është një talent i njohur i futbollit gjerman, i rritur në akademi dhe me paraqitje të suksesshme te Mainz 05 para se të transferohej te Brighton verën e kaluar për një shifër të konsiderueshme.

Te Brighton, mesfushori ofensiv ka pasur hapësira të kufizuara dhe vetëm disa nisje titullari, pavarësisht paraqitjeve pozitive për skuadrën angleze, përfshirë golin vendimtar ndaj Manchester Cityt në Premier League dhe paraqitjen e spikatur në FA Cup kundër Manchester United.
Te RB Leipzig, Gruda do të mbajë numrin 10, një shenjë që klubi gjerman synon ta integrojë si një element kreativ në mesfushë për pjesën e mbetur të sezonit. Sporti drejtor i Leipzig ka deklaruar se teknika, kreativiteti dhe kapaciteti fizik i lojtarit i bëjnë atë një përforcim të vlefshëm për skuadrën.
Ndërkohë, skuadra angleze pritet të përfitojë nga kjo lëvizje duke i dhënë Grudës mundësinë të zhvillohet më mirë në një ligë ku ka edhe eksperiencë dhe zhvillim më të madh për lojtarë të rinj si ai.
Në plan ndërkombëtar, Gruda ka përfaqësuar Gjermaninë në nivele të ndryshme të ekipeve kombëtare të moshave, duke u bërë një nga talentet më premtuese të futbollit gjerman për brezin e tij.

